Inter 1-1 Crotone, notat e lojtarëve

Inter 1-1 Crotone, notat e lojtarëve

Interi ka barazuar në shtëpi ndaj Crotones me rezultat 1-1, duke quar në tetë ndeshjet radhazi pa fitore në Serie A.

Skuadra e Luciano Spallettit po përjeton një krizë të thellë në kampionatin italian dhe këtë e konfirmon barazimi në shtëpi ndaj Crotones.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Eder Citadin Martins (23′) për Interit, ndërsa për mysafirët shënoi Andrea Barberis (60′).

 Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte mbrojtësi i mysafirëve, Marco Capuano, i cili u vlerësua me notë 7.5.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi gjithashtu për mysafirët, pasi portieri Alex Cordaz u notua me 6.1. /Telegrafi/  

 

 

Shpërndaje në: