Ky është bashkëshorti i Atifete Jahjagës, me të cilin thuhet se është ndarë (Foto)
Që kur Atifete Jahjaga është bërë presidente e Kosovës, shkrimet e mediave për jetën e saj private nuk kanë rreshtur.
Në media u raportua se ish-presidentja Atifete Jahjaga, është në proces gjyqësor për divorc nga bashkëshorti i saj.
Por e njejta duke mos pohuar e as mohuar, i ka quajtur “marre” lajmet të cilat përseriten shpesh në media në lidhje me ndarjen e saj nga bashkëshorti.
“Leni këto gjëra. Leni këto gjëra qe sa vite jeni duke u marrë. Është marre”, ka thënë Jahjaga e kontaktuar nga mediat.
Por kush është bashkëshorti i saj për të cilën po flitet kaq shpesh se është ndarë Jahjaga?
Astrit Kuçi është me profesion dentist dhe gjatë kohës sa bashkëshortja e tij ishte presidente e vendit, ai mbante epitetin “Zotriu i parë”, shkruan Magazina.al
Edhe sot Kuçi vazhdon të rri larg syrit të publikut, pavarësisht lajmeve në lidhje me bashkëshorten e tij dhe ndarjen prej saj.






