Formacioni i ndeshjes Udinese – Milan, një shqiptar nga fillimi
Milani dhe Udinese kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjet e radhës në Serie A, ku Valon Behrami është titullar te mysafirët.
Rossonerët janë mysafirë të Udineses në takimin e vlefshëm të javës së 23-të të kampionatit italian.
Skuadra e udhëhequr nga Gennaro Gatusso ka një formë të mirë me tri fitore radhazi në kampionat dhe një barazim, kështu që duan ta vazhdojnë këtë seri pozitive.
Në anën tjetër, Udinese i është kthyer fitoreve pas tri ndeshje në kampionat dhe duan ta shfrytëzojnë terrenin vendas për të mos lëshuar pikë.

Milan: Donnarumma; Abate, Bonucci, Romagnoli, Calabria; Kessie, Biglia, Bonaventura; Suso, Andre Silva, Calhanoglu




