Gashi largohet nga Kombëtarja Shqiptare

Gashi largohet nga Kombëtarja Shqiptare

Ky është titulli me të cilin e përditshmja zvicerane “Blick” hap shkrimin e saj rreth mungesës së sulmuesit në listën e publikuar nga Xhani De Biasi për ndeshjet ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës.

E përditshmja zvicerane nuk mbështet versionin e paraqitur nga trajneri De Biasi në konferencën e tij për shtyp kur prezantoi listën, gjatë të cilës tha se nuk kishte vendosur të grumbullonte futbollistin pasi do t’u besonte të rinjve për këto sfida.
“Blick” pretendon se ka qenë Gashi ai që ka refuzuar kombëtaren shqiptare, për të shmangur një udhëtim të lodhshëm nga SHBA drejt Europës.

“Mos hoqi dorë trajneri De Biazi nga lojtari i cili është në formë të shkëlqyer te Kolorado Rapids, pavarësisht mungesës për shkak dëmtimi të Armando Sadikut? Nga lojtari i cili në javën e kaluar për herë të dytë fitoi çmimin e “Golit të Javës”?

Jo. 28-vjeçari anuloi udhëtimin për kombëtaren për shkak të vështirësive të këtij udhëtimi. Kombëtarja luan të enjten në Lihtenshtejn, ndërsa Rapids të shtunën duhet të luajnë në Hjuston në javët përmbyllëse të sezonit të rregullt”, shkruhet në artikullin e “Blick”.

Nëse kjo gjë është e vërtet, atëherë mund të ndodh e njëjta gjë si me Alban Mehën, pasi De Biasi njihet si një trajner që nuk fal lehtë.

Shpërndaje në: