Super ndeshja Liverpool – Tottenham përfundon me dramë (Video)

Super ndeshja Liverpool – Tottenham përfundon me dramë (Video)

Liverpool dhe Tottenham kanë luajtur sot ballë për ballë në kuadër të xhiros së 26-të të Premier Ligës. Ndeshja u mbyll me barazim 2:2.

Në minutën e tretë Mohamed Salah shënoi për 1:0, dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Nuk pati gol deri në minutën e 80-të, kur i posa inkuadruari në lojë Wanyama shënoi golin e barazimit dhe kur u mendua se ndeshja do të mbyllet 1:1, u akordua penalti për Tottenhamin në minutën e 87-të. Penaltinë e mori përsipër Harry Kane, i cili nuk arriti të shënojë, transmeton Periskopi.

Po zhvilloheshin minutat e fundit dhe pas një driblimi të bukur shënoi Mohamed Salah. Ky ishte goli i 21-të në Premier Ligë për egjiptianin.

Në minutën e fundit u akordua përsëri penalti për Tottenham. Kësaj here nuk gaboi Harry Kane, i cili tash ka një gol më shumë se Salah.

Liverpooli mbetet e treta, por tash ka vetëm një pikë më shumë se Chelsea e cila e zhvillon nesër ndeshjen e kësaj xhiroje, si mysafir i Watfordit. Ndërsa Tottenham mbetet në pozitën e pestë me dy pikë më pak se Liverpooli.

Në javën e ardhshme, Liverpooli i shkon Southamptonit, ndërsa Tottenham e zhvillon derbin e Londrës, kundër Arsenalit./Periskopi

https://www.youtube.com/watch?v=lQikeYvfeUM

Shpërndaje në: