Gjen biletën e avionit të vitit 1999 poshtë krevatit, e shfrytëzon në vitin 2018

Gjen biletën e avionit të vitit 1999 poshtë krevatit, e shfrytëzon në vitin 2018

Nuk ka gjë më zhgënjyese sesa të gjesh një kupon të vjetër dhurateje, të gëzohesh e më pas të kuptosh se afati i kuponit ka skaduar.

Gjithsesi ju mund të shkoni në dyqan ta provoni të përdorni njëherë atë kupon sepse kurrë nuk i dihet, mund t’ua pranojnë. E vështirë të ndodhë por edhe ndodh, si ky rasti këtu.

Një burrë gjeti një biletë të vjetër avioni nën shtratin e tij, biletë e cila vlente plot 400 dollarë.

John Walker bleu një biletë avioni për të fluturuar në martesën e vëllait të tij në janar të vitit 1999, por ai nuk mundi të merrte pjesë në dasmë, kështu që nuk e përdori biletën, raporton WFMY2.

Kur u përpoq të merrte një rimbursim, kompania i dërgoi një letër duke thënë se bileta e tij ishte e pakthyeshme, por vlera mund e saj mund të përdorej për një fluturim në të ardhmen.

Ai nuk kishte plane të udhëtonte atë kohtë dhe kështu vendosi biletën në një vend dhe harroi gjithcka për të.

Pas disa kohësh ai gjeti një kuti të vjetër që e kishte lënë poshtë krevatit dhe zbuloi se brenda ishte bileta e avionit.

Ai mendoi të provonte njëher fatin e tij, kështu që telefonoi shërbimin e klientit të kompanisë ajrore.

John kaloi nëpër disa departamente, por askush nuk e dinte se çfarë të bënte me një biletë të tillë të vjetër.

Kështu që ai vendosi të njoftonte kompaninë nëpërmjet rrjetit social Twitter dhe të merrte një përgjigje më vonë prej saj.

Atij iu tha se kompania origjinale United kishte falimentuar në vitin 2002 dhe të gjitha borxhet dhe kuponat u shkatërruan, domethënë bileta nuk ishte më e vlefshme.

Por për shkak se situata e tij ishte kaq e cuditshme, ata vendosën që ta nderonin atë. Duke folur për WFMY2, John tha se ai ende po përpiqet që të vendosë se ku do të fluturojë me biletën e tij të re, e cila sot kap vlerën e rreth 570 dollarëve.

Shpërndaje në: