Bayer Leverkusen mposht Werderin e Milot Rashicës
Levverkusen ka kaluar në gjysmëfinale të DFB Pokal, pasi ka mposhtur Werder Bremenin 4:2 pas vazhdimeve
Skuadra e Bayer Leverkusen ka arritur që të përmbys rezultatin nga 0:2 ndaj Werder Bremen, për të shënuar fitore me rezultat 4:2.
Mysafirët për tetë minuta shënuan dy gola, në minutën e katërt dhe tetë me anë të Kruse nga pika e bardhë dhe Johannsson.
Vendësit nuk u dorëzuan, duke ngushtuar rezultatin në 1:2 me anë të Brandt, me të cilin rezultat shkuan në pushim të pjesës së parë.
I njëjti lojtar barazoi rezultatin në pjesën e dytë 2:2, me të cilin rezultat përfundoi koha e rregullt.
Në vazhdime vendësit ishin shumë më të mirë, ku në 15 minutat e dyta arritën të shënojnë dy gola me anë të Bellarabit dhe Havertz.



