Tensione në Asamblenë e FSHF’së, Fino lë sallën derisa flet Duka

Tensione në Asamblenë e FSHF’së, Fino lë sallën derisa flet Duka

Ka nisur tensioni i parë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së.

Pas fjalëve përshëndetëse në fillim të punimeve të saj, njëri nga anëtarët e FSHF-së, Lushnja, e përfaqësuar nga kryebashkiaku Fatos Tushe, ka kërkuar sqarime për 12 shoqatat e paregjistruara në gjykatë, të cilat konsiderohen të paligjshme.

Pyetja e Tushes ka qenë e tillë: “Kur janë legjitimuar shoqatat, sepse janë të paregjistruara në gjykatë? Kur janë çertifikuar?”

Në fillim është përgjigjur jursisti i Federatës, i cili ka thënë: “Kjo çështje është e kaluar. Komisioni është tagri i vetëm që e verifikon”.

Pak a shumë një sqarim të tillë ka dhënë edhe anëtari i komitetit ekzistues ekzekutiv, Artan Hajdari, i cili ka pohuar se këto shoqata janë anëtare të FSHF-së që në vitin 2011, kanë votuar edhe herë të tjera.

I tërë ky debat është shoqëruar me ndërprerje të sinjalit televiziv, që prodhohet nga vetë FSHF-ja, çka ka krijuar njëlloj paragjykimi për organizatorët e Asamblesë.

Ndërkohë më herët, sapo e ka marrë fjalën presidenti aktual i FSHF-së, Armand Duka, kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe presidenti i Partizanit, Gaz Demi dhe Bashkim Fino kanë dalë jashtë për të konsumuar cigare.

 

Shpërndaje në: