Harrojeni Bella-n dhe Gigi-n: Gjithë sytë janë te kushërira e tyre e shëndoshë (FOTO)
Momentalisht më shumë zë se dy motrat modele po bën kushërira e tyre, modelja hollandeze Joann van den Herik. E reja njihet për mesazhet e saj pozitive, të cilat kanë për qëllim inkurajimin e kujtdo që ndihet i pakënaqur me linjat trupore.
6 ditë më parë Joann postoi një foto me të brendshme ku në njërën anë shfaqej e lyer dhe në një pozicion të tendosur të muskujve të barkut ndërsa në anën tjetër ishte natyrale dhe mjaft e lirshme.

“Gjithë jetën timë jam fokusuar të pesha. “E shëndoshë” përdoret shumë shpesh për një femër. Jam rritur me idenë se të quhesh “e shëndoshë” është gjëja më e tmerrshme. Shumë njerëz mund të thonë se fotoja e dytë është e pahijshme por unë e dashuroj. Sa mirë që ju mund t’i shikoni të gjitha joperfeksionet e mia, lëkurën timë joperfekte apo celulitin tim. “

19- vjeçarja tha se kishte dashur përherë të bëhej modele por nuk e dinte nëse kishte vend për format apo masën e saj. Modelja shtoi se është e rëndësishme t’u themi të gjithë burrave dhe grave se frma nuk ka rëndësi dhe se janë perfekte në mënyrën e tyre.



