Zidane vendos që ta shes mesfushorin e tij

Zidane vendos që ta shes mesfushorin e tij

Trajneri francez është zhgënyjer me lojtarin dhe ka vendosur se nëse qendron në krye të Real Madridit, Isco do të shitet.

Programi televiziv që shfaqet në mbrëmje ‘El Chiringuito’ ka raportuar se nëse Zidane mbetet në ‘Bernabeu’ sezonin e ardhshëm, një ndër prioritetet e para do të ishte shitja e Iscos.

Gazetari Josep Pedrerol thotë që Zidane ndjehet i zhgënyjer me lojtarin e lindur në Benalmadena, edhe pse francezi ia besoi rolin e mesfushorit kreativ pas largimit të James Rodriguez në Bayern./Periskopi

Shpërndaje në: