‘Pas stërvitjeve me Conten ndiheni i vdekur, jo i lodhur’ – flet mbrojtësi italian

‘Pas stërvitjeve me Conten ndiheni i vdekur, jo i lodhur’ – flet mbrojtësi italian

Giorgio Chiellini në një intervistë për Daily Mail ka folur për karrierën e tij të deritanishme, me trajnerët që ka punuar e zhgënjimin e Italisë për mos kualifikimin në Kupën e Botës 2018.

Ai ka folur edhe për punën e vështirë që duhet lojtarët të bëjnë nën menaxhimin e Antonio Contes, nën drejtimin e të cilit ishte te Juventusi e kombëtarja e Italisë, transmeton Koha.net.

Chiellini ka theksuar se pas stërvitjeve ndihesh i vdekur, jo i lodhur.

“Ai është si një rreshter policor. Kishim ndjerë diçka speciale në atmosferën e tij, për tre vite me të te Juventusi, dhe dy të tjera me kombëtaren. Kur ta përfundosh stërvitjen ndihesh i vdekur. Jo i lodhur, i vdekur. Mund ta bësh këtë pasi besoni në atë që ai bën. Kishim 40 ditë në Francë dhe ishte si të hynim në një tjetër botë. Jeni 100 për qind me të. Ai krijon një atmosferë ku secili i jep energji njëri-tjetrit. Padyshim ai është njëri nga më të mirët”, është shprehur Chiellini.

Shpërndaje në: