“I duket vetja Ronaldo, humbi topin 19 herë nga 20 kontakte me të” – tifozët e Werderit nuk e duan Rashicën

“I duket vetja Ronaldo, humbi topin 19 herë nga 20 kontakte me të” – tifozët e Werderit nuk e duan Rashicën

Ai luajti për rreth 75 minuta në ndeshjen çerekfinale ndaj Bayer Leverkusenit, ku u inkuadrua me të filluar pjesa e dytë, derisa pati paraqitje më të dobët se ajo në ndeshjen e parë.

Werder u mposht 4:2 pas vazhdimeve nga Leverkuseni, derisa anësori i Përfaqësueses së Kosovës, luajti pjesën e dytë dhe të dy pjesët e vazhdimeve.

Në rrjetin social ‘Twitter’, tifozë të Werder Bremenit kanë shkruar se Rashica nuk vlenë 7.5 milionë euro, dhe se atij i duket vetja se është Cristiano Ronaldo.

“Nuk më pëlqen Rashica… duket si Marin dhe mendon se do të bëhet Ronaldo”, ka shkruar në rrjetin social një tifoz.

“Paraqitje e tmerrshme nga Rashica. Me këtë “show” në ndeshjen tjetër nuk do të jetë as në bankën rezervë”, thotë një komentues tjetër.

“Më vjen keq por Rashica pas 15 minutash duhet të zëvendësohet përsëri, ai humbi topin 19 herë në 20 kontakte me të”, vijon komenti tjetër.


Shpërndaje në: