Lorik Cana përlotet gjatë rrëfimit të shokut të dëshmorit Elton Zherka (Video)

Lorik Cana përlotet gjatë rrëfimit të shokut të dëshmorit Elton Zherka (Video)

Të gjithëve na kujtohet ndeshja e madhe mes Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd, kur pas dronit të famshëm të futur në stadium, lojtarët e të dyja taborëve filluan të përleshën.

Në fushë hynë edhe huliganë të Serbisë, të cilët pa frikë i sulmuan lojtarët e Kombëtares shqiptare.

Pavarësisht që u rrezikuan, lojtarët e Kombëtares nuk u frikësuan.

Ndër më të përfolurat nga ajo ndeshje, ishte përleshja e Lorik Canës me një tifoz serb.

Ishte momenti kur Loriku ia futi kokën nën bërryl, huliganit serb, gjë që bëri krenar miliona shqiptarë.

Ndërkaq, Lekë Dobruna, shoku i dëshmorit Elton Zherka nga Gjakova bëri tatuazh momentin e shkrepur nga fotoreporterët, kur Loriku e godet me grusht një tifoz serb gjatë ndeshjes Serbi- Shqipëri.

Ai rrëfeu në emisionin “Top Show” për simbolikën e tatuazhi të tij, gjë që e bëri Lorik Canën të përlotet. /Periskopi

Ky është rrëfimi i Lekë Dobrunës:

https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10155207438106269/

Shpërndaje në: