Sevilla kalon në finale, tash e pret Barcelonën ose Valencian (Video)

Sevilla kalon në finale, tash e pret Barcelonën ose Valencian (Video)

Sevilla ka mposhtur sonte Leganesin me rezultat 2-0, për të kaluar në finalen e Kupës së Mbretit.

Sevilla është skuadra e parë finaliste e Kupës.

Golat i shënuan Correa (15’) dhe Vazquez (90’). Pas fitores së sotme, fitorja e përgjithshme e Sevillas është 3:1.

Sevilla në finale do ta pret fituesin e takimit që zhvillohet nesër mes Barcelonës dhe Valencias.

https://www.youtube.com/watch?v=h0vq8SLZP9A

Shpërndaje në: