Krasniqi: Betejat e mëdha nuk fitohen pa gjak, gjaku nuk më trembi dhe më motivoi më shumë (Foto)
Robin Krasniqi është rikthyer në ring më i fortë se kurrë.
Ai në ndeshjen e javës së kaluar ka dalë fitues në një duel të vështirë kundër polakut, Nartlomeij Grafka.
30 vjeçari edhe pse i përgjakur arriti të triumfoj duke bërë një hap të madh në përpjekjen e tretë për titullin Kampion Bote në peshat super të mesme.
Mirëpo gjaku që ka rrjedhë në fytyrën e junikasit nuk e trembi fare, përkundër e motivoi edhe më shumë.
“Betejat e mëdha nuk fitohen pa gjak. Gjaku nuk më trembi, më motivoi edhe më shumë”, ka shkruar Robin Krasniqi në Instagram.



