Ja sa para pagoi klubi spanjoll për Armando Sadikun

Ja sa para pagoi klubi spanjoll për Armando Sadikun

Ekstraklasa, kampionati elitar në Poloni, ka humbur disa nga lojtarët më të mirë të saj, ose siç shkruan “sport.pl”, yjet.

Por mungesa e cilit futbollist do të ndihet më shumë shkruhet në artikullin e përgatitur dhe që përfshin në të edhe Armando Sadiku.

Ka lojtarë që kanë kaluar në Premier League, Serie A, apo edhe në Greqi, Rusi apo Kinë.

Sulmuesi i Shqipërisë, që tashmë është pjesë e Levante-s, renditet i teti në listën e largimeve, ndërkohë që ka edhe një koment për të, ashtu si për gjithë të tjerët.

“Ishte parashikuar të ishte një yll i madh, por ai nuk e shfaqi potencialin e tij të plotë.

Sadiku nuk ishte i lumtur me pozitat e tij te Legia dhe vendosi të transferohej në La Liga. 1,5 milion euro për Legia-n, si dhe një kontratë e mirë për lojtarin.

Të gjithë janë të lumtur dhe tifozëve në Varshavë nuk do t’u mungojë. Efektiviteti i Jaroslaw Niezgoda mund të kompensojë shitjen e sulmuesit shqiptar.

Armando Sadiku luajtu në 17 ndeshje në kampionatin polak. Ai shënoi dy gola dhe dha katër asiste”, shkruhet në artikull.

Shpërndaje në: