Tahiri flet për emocionet që pati gjatë bartjes së flamurit të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore

Tahiri flet për emocionet që pati gjatë bartjes së flamurit të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore

Albin Tahiri, sportisti i vetëm që përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore ka folur për emocionet që ka pasur gjatë bartjes së flamurit gjatë parakalimit në ceremoninë hapëse.

Skitari Tahiri e barti flamurin në mesin e zyrtarëve tjerë që janë pjesë e përfaqësueses së Kosovës në Korenë Jugore, në Pyeongchang, transmeton Koha.net. Ai thotë se është shumë krenar për këtë moment të rëndësishëm për historinë e sportit kosovar.

“Jam shumë krenar që bëjmë sot historinë. Kam treguar sot flamurin e Kosovës me shumë, shumë respekt. E falënderoj krejt shtetin, krejt Kosovën, Federatën e Skijimit të Kosovës, Komitetin Olimpik edhe juve”, ka thënë Tahiri, në një video të postuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës në Facebook.

Shpërndaje në: