Fjalët prekëse të Milotit: Pusho i qetë babë, s’po më besohet e as gishtat s’po më shkruajnë
Gjatë ditës së djeshme u nda nga jeta Agim Binaku Humbjen e babait po e përjeton rëndë Milot Binaku, djali i Agim Binakut, i cili vdiq dje pas një sëmundje të shkurtër që pati.
Miloti me anë të një fotografie që ka publikuar, ka shprehur fjalët më emocionuese për babin e tij. “Pusho i qete babë s’po me besohet e as gishtat s’po me shkruajne ,do t’me mungosh per jete ,my angel my hero love you”, ka shkruar Miloti në fotografinë e publikuar.
Në Sheshin 21 është mbajtur mbledhje komemorative për nder të Agim Binakut, ndërkaq varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e Prishtinës, në ora 12:00./21Media




