Mustafi dhe Koscielny me nofkë të përbashkët

Mustafi dhe Koscielny me nofkë të përbashkët

Kështu së paku shkruan gazeta britanike Metro, e cila pohon se mbrojtësi shqiptar do të jetë i pazëvendësueshëm në repartin defansiv të Arsenalit.

Në të vërtetë, Gunners ende nuk kanë pranuar gol nga ndeshja e hapur në Ligën Premier që kur partner të mbrojtjes janë reprezentuesi gjerman dhe francezi, Laurent Koscielny, transmeton Telegrafi.

Madje, tashmë kjo dyshe e mbrojtjes së trajnerit Arsene Wenger ka marrë nofkën ‘Kostafi’.

Kujtojmë se 24-vjeçari është transferuar nga Valencia te londinezët për një shumë 35 milionë funtesh. /Telegrafi/

Shpërndaje në: