Atdhe Nuhiu shkëlqen përseri, shënon gol për skuadrën angleze
Atdhe Nuhiu, ka vazhduar me formën e mirë në kategorinë e dytë të futbollit anglez.
Sulmuesi i Kosovës realizoi sërish për Sheffield Wednesdayn, ndaj Barnsleyt në kuadër të xhiros së 31-të në Championship.
Ky është goli i katër në gjashtë ndeshjet e fundit për shtatlartin, derisa këtë edicion ai ka zhvilluar 16 ndeshje.
Totali i golave të Nuhiut me Sheffield Wednesdayn është 28, në gjithsej 179 paraqitje të bëra në pesë sezone te klubi.




