Kosovarët nuk po ndalen së fituari medalje të arta, boksierja Donjeta Sadiku triumfon në Hungari (Video)
Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në turneun ndërkombëtar të mbajtur në Hungari.
Donjeta Sadiku është sportistja e radhës që i sjell medalje të artë Kosovës.
Sadiku në finale mposhti boksieren kroate, Sara Behram dhe në fund fitoi medaljen e artë.
Këtë fitore dhe medaljen e artë në Hungari për Sadikun e konfirmoi trajneri i saj, Besim Brahimi me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.
Pamje gjatë fitores në gjysmëfinale (Foto/Besim Brahimi)
Vlen të theksohet së në gjysmëfinale, Donjeta fitoi ndaj hungarezes Olah Eszier, e cila e ndërpreu meçin në raundin e dytë.
Kështu, Donjeta edhe një herë konfirmoi se nuk është rastësisht nën-kampione e botës në vitin 2015.
Donjeta Sadiku gjithashtu është edhe kampione e Evropës në vitin 2016 dhe nën-kampione evropiane në vitin 2016, në konkurrencën e juniorëve.
https://www.facebook.com/besim.brahimi.395/videos/1484087591720445/




