Trajneri i PSG-së paralajmëron Real Madridin

Trajneri i PSG-së paralajmëron Real Madridin

Emery thotë se PSG-ja është gati për Real Madridin. Fitoret e njëpasnjëshme në Francë në Ligue 1, kanë rritur vetëbesimin te trajneri dhe lojtarët e Paris Saint Germain që thonë haptazi se janë gati për ndeshjen me Real Madridin.

Reali dhe PSG-ja do të përballen të mërkurën në “Santiago Bernabeu” në Ligën e Kampionëve, kurse sfida e kthimit do të zhvillohet pas tre javësh në “Parc des Princes”.

Trajneri i parisienëve, Unai Emery, pas sfidës shumë të vështirë kundër Toulouse, ku triumfuan me golin e Nymar, tha se ekipi i tij është gati për kampionin.

“Mendoj se luajtëm atë lloj ndeshje që duhej, por është e vërtet se do të jetë ndryshe të mërkurën”, tha ai.

“Do të jetë ndryshe kur vjen puna të pritshmëria dhe lloji i ndeshjes që do të luajmë. Por, mendoj se ekipi është gati”.

“Kemi më shumë vetëbesim, mendoj se triumfet në Ligue 1 do të vazhdojnë të na ndihmojnë të mbajmë nivelin para ndeshjeve në Champions League”.

 

Shpërndaje në: