Thaçi e Rama ndjekin në stadium ndeshjen Kosovë-Kroaci

Thaçi e Rama ndjekin në stadium ndeshjen Kosovë-Kroaci

Ai thotë se do të jetë bashkë me Ramën në tribunat e stadiumit Loro Boroçi, për të ndjekur ndeshjen me rëndësi të veçantë.

Ai kërkon përkrahje edhe nga shqiptarët e Shqipërisë.

“Unë do të jem në stadiumin e Shkodrës, për ndeshjen e përfaqësueses së Kosovës me atë të Kroacisë dhe ftoj të gjithë dashamirësit e futbollit të Republikës së Shqipërisë, që të japin maksimumin e përkrahjes për vëllezërit e tyre përtej kufirit, në këtë ndeshje të vështirë për ne”, tha fillimisht Thaçi.

“Të gjithë duhet të kuptojnë se fitoret e ekipit të Kosovës kanë rëndësi të veçantë për ne, sepse promovojnë shtetin tonë të ri, forcojnë pozicionin tonë ndërkombëtar. Prandaj, jam shumë i gëzuar, për të dhënë këtë mesazh. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vendosur që të vijë në stadiumin ”Loro Boriçi” për të mbështetur përfaqësuesen e Kosovës”, shtoi ai. /Periskopi.com

Shpërndaje në: