Top 10 treshet më të mira në futboll në histori, sipas gazetës “France Football”
Rikthehet Champions-i dhe, duke gjetur rastin, jo vetëm “France Football” është përkushtuar në një mbulim të gjerë të supersfidës Real Madrid-PSG. Mirëpo, revista prestigjioze franceze ka zgjedhur edhe temën e dhjetë “trident”-ëve më të mirë, që kanë luajtur dhe kanë fituar finalen e Kupës Europiane.
Kryeson Real Madridi, që përfaqësohet me, as më shumë e as më pak se Di Stéfano, Puskas dhe Gento, si “trident”-i më i mirë i konkurrencës maksimale të klubeve europiane gjatë gjithë historisë së saj më shumë se 60-vjeçare. Vendin e dytë në renditje e merr MSN e Barcelonës, në vitin 2015, që mori të pestën Kupë Europiane. I treti është RTC (Rooney-Tevez-Cristiano Ronaldo), që u bënë kampionë të Europës me Manchester United në vitin 2008. Portugezi shfaqet përsëri në vendin e pestë të kësaj renditjeje si anëtar i BBC, që i ka dhënë Real Madridit tri Kupa Europiane, edhe pse “France Football” nuk numëron trofeun e vitit 2017, sepse uellsiani nuk mori pjesë në finale.

10 “tridentët” më të mirë, që kanë fituar Kupën Europiane (Champions) / renditja e “France Football”
| Nr | Tridenti | Ekipi | Viti kampion |
| 1 | Di Stéfano-Puskas-Gento | Real Madrid | 1960 |
| 2 | Messi-Neymar-Suárez | Barcelona | 2015 |
| 3 | Cristiano-Rooney-Tévez | Manchester United | 2008 |
| 4 | Cruyff-Keizer-Rep | Ajax | 1973 |
| 5 | Cristiano-Benzema-Bale | Real Madrid | 2014 dhe 2016 |
| 6 | Messi-Henry-Etoo | Barcelona | 2009 |
| 7 | Müller-Hoeness-Rummenigge | Bayern | 1976 |
| 8 | Del Piero-Vialli-Ravanelli | Juventus | 1996 |
| 9 | Eusebio-José Aguas-José Augusto | Benfica | 1962 |
| 10 | Völler-Boksic-Pelé | Marseilla | 1993 |



