Tottenham dominoi Juventusin, kthehet në Londër me epërsi të madhe (Video)

Tottenham dominoi Juventusin, kthehet në Londër me epërsi të madhe (Video)

Juventus dhe Tottenham luajtën sot në kuadër të qerekfinalës së Champions Ligës. Ndeshja përfundoi 2:2, gjë që është një barazim shumë i madh për Tottenhamin, pasi që golat si mysafir vlejnë më shumë, dhe me një barazim prej 0:0 ose 1:1, londinezët do të kalonin në raundin tjetër. 

Fillimisht, u mendua se Juventus do të shpartallonte Tottenhamin, kur Gonzalo Higuain shënoi dy gola të shpejt brenda 10 minutave. Por, pas atyre dy golave, Tottenham e kishte fjalën kryesore në fushë, transmeton Periskopi.

Me një Juventus që gjatë gjithë kohës u mbrojt, Tottenhami arriti që të shënojë vetëm një gol në pjesën e parë, pasi që pritjet e Buffonit ishin bravoroze. Dhe në minutën e fundit të pjesës së parë, u akordua një penallti diskutabile për Juventusin, të cilin nuk arriti të shndërrojë në gol, Gonzalo Higuain.

Në pjesën e dytë, vazhdoi dominimin skuadra angleze. Në minutën e 70-të u akordua një goditje e lirë për Tottenhamin, të cilin në gol arriti ta shndërrojë, Eriksen, për të barazuar rezultatin në 2:2.

Juventusi vazhdoi të mbrohej dhe më gola nuk pati. /Periskopi

 

Tottenham lë Italinë me epërsi të madhe

https://www.youtube.com/watch?v=DU9WtiRkwC8

Shpërndaje në: