Ja në sa ora fillon koncerti i Rita Orës për përvjetorin e pavarësisë

Ja në sa ora fillon koncerti i Rita Orës për përvjetorin e pavarësisë

Këshilli Organizativ për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në një konferencë për media ka bërë publike agjendën e festimeve për këtë vit jubile.

Ardian Arifaj nga ky këshill ka bërë të ditur se krijimi i agjendës për këtë vit jubilar është bërë nga të gjitha institucionet e vendit.

Arifaj ka bërë të ditur se të shtunën më datë 17 shkurt do të jenë aktivitet kryesore për shënimin e këtij 10 vjetori të Pavarësisë.

“Më 17 shkurt do të ketë një seancë solemne të Qeverisë, Kuvendit, pastaj do të kemi paradën e FSK-së dhe Policisë në sheshin Nënë Terezë, një pjesë artistike kulturore, dhe do të kulmoj në fund me koncertin e Rita Orës në orën 22:00”, u shpreh Arifaj.

Shpërndaje në: