Morata kritikon bashkëlojtarët te Reali
Ai thotë se diçka nuk është duke shkuar në rregull brenda kësaj skuadre.
Tutje, ai shton se skuadra duhet të jetë e bashkuar dhe të mos luajnë si individë.
“Diçka nuk është në rregull”, tha Morata.
“Ne duhet të jemi të bashkuar si ekip dhe të luftojmë të gjithë për një dhe një për të gjithë. Nëse shikoni individualisht Realin, këtu kemi shumë futbollistë të mirë, por ne duhet të luajmë si një ekip, kurse të tjerët thonë se kemi ekipin më të mirë në botë”, shtoi ai.
Madrilenët kanë kaluar nëpër një krizë rezultatesh. /Periskopi.com



