Albin Tahiri përfundon garën e lëshimit, ja çfarë pozite ka zënë
Albin Tahiri ka përfunduar edhe garën e lëshimit në Lojërat Olimpike Dimërore Pyeong Chang 2018. Skitari shqiptar zuri vendin e 50-të nga 57 garues, pikërisht në ditëlindjen e 29-të të tij.
Ai pati kohën 1:48.81 sekonda. Kjo garë ishte paraparë të mbahej më 11 shkurt, por shkaku i erërave të forta ishte shtyrë për sot.
Medaljen e artë e fitoi norvegjezi Aksel Lund Svindal.Albini nesër garon në disiplinën, super sllallom të madh.



