Kujtim Shala: Nesër as me Kosovën, as me Kroacinë

Kujtim Shala: Nesër as me Kosovën, as me Kroacinë

Ai thotë se i do të dyja palët, por thotë se Kroacia është favorit.

Mirëpo, ai shton se të qënit favorit në letër nuk do të thotë asgjë, pasi sipas tij, në fushë mund të ndodhin befasi.

“Do të jem neutral. I dua të dyja palët, askush nuk mund të ndryshojë ndjenjat e mia, por në këtë ndeshje do të jem me të vërtetë neutral”, deklaroi Shala për mediat kroate.

“Kroacia është favorit, pavarësisht se nuk do të luajnë Modric, Rakitic, Lovren etj. Kroacia është favorit i madh në letër, por kjo nuk do të thotë se është edhe në fushën e gjelbër”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: