Adelina Ismaili e bën këtë veprim për 10-vjetorin e pavarësisë (Foto)

Adelina Ismaili e bën këtë veprim për 10-vjetorin e pavarësisë (Foto)

Sot kosovarët po festojnë ditën më të veçantë të tyre, përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. 

Ky vit është edhe më special pasi që është jubilar, pra 10 vjetori i këtij akti,

Rrugët e sheshet e qyteteve janë mbushur me qytetarë të cilët kanë dalur të festojnë. Po bëhen homazhe edhe tek varret e personave të cilët kontribuan në ndërtimin e shtetit të Kosovës, siç janë Adem Jashari, Ibrahim Rugova e shumë të tjerë.

Tek varri i këtij të fundit për vizitë ishte edhe këngëtarja e njohur, Adelina Ismajli bashkë me burrin dhe djalin.

E nga ky vend ajo u ka uruar 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës gjithë bashkëvendasve të saj.

“Urime 10 vjet shtet Kosovë, të falemi ty nga Velania e Ibrahim Rugovës deri tek Prekazi i Adem Jasharit”, ka shkruar Adelina poshtë fotografive të postuara në Instagram.

 

 

 

Shpërndaje në: