Neymar ia bën like Rita Orës në këtë postim të sajin për Kosovën (Foto)
Rita Ora, këngëtarja kosovare me famë botërore, ka ardhur në Kosovë për të mbajtur një koncert për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Koncerti i Ritës, në të cilin i ka ftuar të gjithë që të marrin pjesë pasi që do të jetë i hapur, do të fillojë nga ora 22:00 në sheshin Skënderbeu të Prishtinës.
Rita ka mbajtur një konferencë për media dhe është takuar me disa nga fansat e saj, ku një takim të këndshëm me një vogëlushe e ka publikuar në profilin e saj në Instagram.
Vogëlushja ia ka bërë një pritje të këndshme Ritës, duke e përqafuar fort atë. Videoja e publikuar, është pëlqyer edhe nga futbollisti i PSG-së, Neymar Jr.

https://instagram.com/p/BfTESAEns_R/?utm_source=ig_embed



