Ky është gjyqtari që do ta drejtojë ndeshjen Chelsea – Barcelona

Ky është gjyqtari që do ta drejtojë ndeshjen Chelsea – Barcelona

Turku Cuneyt Cakir, do të gjykojë ndeshjen e shumëpritur në mes të Chelseat dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Gjyqtari turk Cakir, kishte referuar në gjysmëfinalen e vitit 2012 në mes të Barcelonës e Chelseat në “Camp Nou”, ku londinezët ishin kualifikuar në finale, për të fituar më pas trofeun.

Në atë ndeshje, Cakir kishte larguar nga loja John Terryn për ndërhyrjen e ashpër të këtij të fundit ndaj kilianit Alexis Sanchez.

Ndeshja e tij më famëkeqe ishte ndërmjet Manchester Unitedit dhe Real Madridit në “Old Trafford”, në ndeshjen e kthimit të 1/8 të finales.

Ai kishte larguar nga loja Nanin në mënyrë kontroverse për një ndërhyrje ndaj Alvaro Arbeloas, dhe nuk kishte akorduar penallti për Unitedin në dy raste gjatën ndeshjes.

Reali më pas kishte fituar ndeshjen 2:1 dhe United ishte eliminuar, por trajneri i Real Madridit atë botë, Jose Mourinho, kishte deklaruar se “Ekipi më i mirë është mposhtur”.

Shpërndaje në: