Ky lojtar shënoi golin e 6000 për Realin në histori të La Ligës (Foto)
Asensio shënoi golin e 6.000 për Real Madridin në La Liga, rekord historik – pasi Los Blancos bëhen skuadra e parë që arrijnë diçka të tillë.
Me pesë golat kundër Betisit, në fitoren 5-3, Real Madridi ka shkuar në kuotën e 6.002 golave. Golin e 6.000 e realizoi Marco Asensio, duke u bërë kështu skuadra e parë në histori të La Ligas që kur ka nisur në vitin 1928.
Reali la prapa Barcelonën me (5.962), raporton AS, transmeton Gazeta Express.
1 – Lazcano 1929
1.000 – Pahíño 1950
2.000 – Paco Gento 1963
3.000 – Juanito 1981
4.000 – Zamorano 1994
5.000 – Guti 2008
6.000 – MARCO ASENSIO 2018




