I’a shkarkojnë mbeturinat në oborr, pasi që refuzon t’i paguajë ato (Video)

I’a shkarkojnë mbeturinat në oborr, pasi që refuzon t’i paguajë ato (Video)

Eddy Barby dhe Dan Herrison ishin angazhuar nga pronari i një shtëpie në Hull të Yorkshire, për të larguar disa mbeturina të forta.

Por, ai e kishte mbingarkuar kontejnerin dhe refuzonte të paguante ndryshimin, megjithëse i dhanë tri javë kohë, transmeton Telegrafi.

“Kontejneri ishte i mbushur me masën prej 15 tonelatash, që është shumë e rëndë dhe nuk më lejohet. Në fund të ditës, ka të bëjë me licencën time” ka shkruar Barby.

Videoja ku shihet teksa i hakmerren duke ia mbushur oborrin me mbeturina, është postuar në Facebook, ku u shpërnda me shpejtësi. /Telegrafi/

Shpërndaje në: