U përfol për shtatzëni, Xhensila Myrtezaj tregon barkun para kamerave
Xhensila Myrtezaj ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së mediave si për anën
profesionale, ashtu edhe për atë private, ku vetëm pak ditë më parë u përhap me shpejtësi
një lajm se ajo është shtatzënë, lajm të cilin e mohoi më vonë motra e Besit dhe vetë
Xhensila.

Teksa ndodhej në një event, këngëtarja për “Thumb” tregoi barkun para kamerave duke u
shprehur se nuk është shtatzënë.

“Këtë vit? Po ku e di unë? Jo, jo s’kemi gjë nga universi ende”, tha Xhensila.

“Ja, petë, është thjesht efekti i bluzës”, shtoi këngëtarja.



