Dua Lipa arrin një sukses që s’e arrijnë as këngëtarët më të mirë në botë
Këngëtarja e cila po korr sukses të jashtëzakonshëm në botën e muzikës është padyshim shqiptarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa.
Kënga e saj e fundit “New Rules” e ka vendosur atë në maje të listave botërore të këngëve më të preferuara. Suksesi i këngës së saj është i padiskutueshëm.
Vetëm në “Youtube” kënga “New Rules” deri tani ka arritur mbi 1 miliard shikime.
Deri në vitin 2015 asnjë këngë nuk kishte arritur që të mblidhte në “Youtube” mbi 1 miliard shikime.
Ishte “Gagnam Style” kënga e parë që kishte thyer akullin.
Dua Lipa i është gëzuar këtij fakti në Instagram.
Duke publikuar një fotografi të saj nga vegjëlia, ajo ka shkruar “hapa telefonin dhe kuptova se jam femra më e re artiste që ka arritur 1 miliard shikime në një këngë”.
Rita Ora dhe Bebe Rexha janë dy këngëtaret tjera shqipatre që shënojnë suksese të pandalshme në industrinë e muzikës.
Ora, mbajti koncert mbrëmjen e 17 shkurtit në Kosovë, ku mblodhi rreth 300 mijë njerëz për të dëgjuar atë.
Një koncert në Kosovë e ka paralajmëruar në rrjete sociale edhe Dua Lipa. /Periskopi/





