Tifozi e pështyu dhe e ofendoi rëndë – Aguero merr masa

Tifozi e pështyu dhe e ofendoi rëndë – Aguero merr masa

Sergio Aguero po konsideron veprim ligjor kundër tifozit të Wiganit që pështyu dhe shau në drejtim të tij, pas humbjes së mbrëmshme të Manchester Cityt nga Wigani.

Aguero ishte i përfshirë në një grindje me një tifozë, gjatë një pushtimi të shëmtuar në fushë nga tifozët e Wiganit, pasi që fituan ndaj liderëve të Premier Ligës, transmeton Periskopi.

Burimet e Cityt thonë se Aguero e ka akuzuar tifozin në fjalë për pështymje ndaj tij dhe “m’a hënksh k****” derisa argjentinasi ishte duke shkuar në dhomat e zhveshjes.

Aguero u takua me avokatët e Cityt për të dhënë versionin e tij rreth ngjarjes dhe ka dhënë një deklaratë që do të paraqitet shoqatën e futbollit anglez (FA).

Wigani u zotua që do të bashkëpunojë me autoritetet në lidhje me hetimin dhe do të bëjë gjithçka që mundën në mënyrë që ta identifikojnë tifozin e përfshirë në incident me Agueron, dhe të del përpara drejtësisë.

Ndërkohë zyrtarët e Cityt, thonë që nuk kishte stjuardë të mjaftueshëm për ndeshjen e mbrëmshme dhe në lidhje me këtë shqetësim i ka njoftuar edhe Wiganin dhe FA-në, duke insistuar që nuk pati siguri për lojtarët e Manchester City. /Periskopi

Shpërndaje në: