Orari i javës së 20-të, derbi në “Zahir Pajaziti”

Orari i javës së 20-të, derbi në “Zahir Pajaziti”

Është caktuar orari i ndeshjeve për javën e 20-të në Vala Superligë.

Në elitë, tri ndeshje do të luhen të shtunën, ku spikat ballafaqimi i rivalëve të vjetër ndërmjet Vëllaznimit dhe Prishtinës, ndonëse në këtë kampionat këto skuadra kanë synime të kundërta, njëra lufton për t’iu shmangur zonës së rrezikshme, e tjera për titullin e kampionit.  Besa dhe Trepça’89, sfidojnë njëra tjetren në “Shahin Haxhiislami” në Pejë. Ndeshja e fundit për të shtunën zhvillohet në Drenas, ku Ferronikeli do kërkojë pikët e para këtë sezonë përballë Flamurtarit, shkruan Periskopi.

Por derbi i kësaj gjiro zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku Llapi prêt Dritën e Gjilanit, ndeshje tjetër interesante do të zhvillohet në Gjilan, ku skuadra me të njejtin emër KF Gjilani përballët me Lirinë e Prizerenit. Të hënën zhvillohet ndeshja e fundit e kësaj gjiro, Vllaznia prêt Drenicën ne stadiumin qytetit në Gjilan, dy skuadrat kërkojnë pikët e para në stinorin pranveror. Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.

Vala Superliga – Java e 20-të

E shtunë, ora 13:00

Vëllaznimi – Prishtina

Besa – Trepça’89

Feronikeli – Flamurtari

E dielë, ora 13:00

Gjilani – Liria

Llapi – Drita

E hënë, ora 13:00

Gjilan: Vllaznia – Drenica

\periskopi.com

 

 

 

Shpërndaje në: