Boksieri që pretendon se po e frikëson Joshuan: Po më ikë qe dy vite
Deontay Wilder vazhdon të kërkoj një duel me kampionin e botës në boks, Anthony Joshua.
Joshua është kampion i botës në IBF dhe WBA, ndërsa Wilder në WBC dhe po kërkon tash e sa kohë një përballje me britanikun.
Por sipas ‘Bombarduesit të Bronztë’, promotori Eddie Hearn nuk po e lejon Joshuan të përballet me të në ring.
“Eddie Hearn ka frikë se Joshua do të humbas duelin dhe titujt kampion bote, për këtë arsyeje nuk e lejon të ndeshet me mua”, ka thënë Wilder.
“Më vije keq për Anthony që nuk i merr dot vendimet i vetëm pa folur me shefin e tij, ndërkohë sa më përket mua vendos i vetëm për jetën time”, tha Wilder.
Kujtojmë se Anthony Joshua do të ndeshet me 31 mars me Joseph Parker, për unifikimin e titujve ne IBF dhe WBA, ndërsa ‘Bombarduesit i Bronztë’ kërkon unifikimin e gjitha titujve të kategorisë së rëndë, pasi ai është kampion në fuqi në WBC.
Gjithashtu, ai thotë se Joshua caktoi Josephin si kundërshtar të radhës pasi që e ka fitoren e sigurt ndaj tij, ndërsa thekson se një përballje me të do t’ia shkaktonte humbjen e parë. /Periskopi/






