“Bayern do të pendohet përjetësisht për shitjen e Toni Kroos”

“Bayern do të pendohet përjetësisht për shitjen e Toni Kroos”

Toni Kroos nuk duhet të ishte lejuar të largohej te Real Madrid, sipas drejtorit sportiv të Bayern Munich Matthias Sammer.

Lojtari i përfaqësueses gjermane debutoi te Bayern në 2007 dhe ngriti nëntë trofe madhorë në një periudhë shtatëvjeçare, duke përfshirë tripletën e sezonit 2012/13.

Ai u largua në fund të atij sezoni, gjithsesi, ai ka vazhduar të fitojë trofe te Madrid, duke siguruar fitoren dy herë radhazi të Champions League, diçka historike.

Image result for sammer

Në prah të Luka MOdric, Kroos ka formuar mbase dyshen më të bukur në botë dhe Sammer mendon se Bayern gjithmonë do të pendohet për vendimin e marrë.

“Ishte një gabim i madh që Bayern la Kroos të largohej. Largimi i tij ka qenë shumë i keq, shumë keq,” shprehet ai për Bild.

“Por për evoluimin personal të Kroos, transferimi i tij padyshim që ka qenë vendimi i duhur.”

Shpërndaje në: