Hiqen tabelat me mbishkrimin ‘Aleksandri i Madh’ nga autostrada në Maqedoni (Foto)

Hiqen tabelat me mbishkrimin ‘Aleksandri i Madh’ nga autostrada në Maqedoni (Foto)

Drejtuesit e institucioneve në Maqedoni kanë nisur me zbatimin e masave për ndërtimin e raporteve të fqinjësisë së mirë me Greqinë, si pjesë e procesit për zgjidhjen e kontestit të emrit, shkruan Periskopi. 

Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” ka filluar heqjen tabelave të autostradës në drejtim me Greqinë që mbanin emrin “Aleksandri i Madh”, ndërsa së shpejti do të nisë vendosja e tabelave me emrin e ri “Miqësia”.

Vendimi për këtë ishte marrë gjatë takimit të dy kryeministrave, Zoran Zaev dhe AlexisTsipras në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Botëror Ekonomik.

Një hap i këtillë është vlerësuar pozitivisht nga Athina, duke e parë si dëshmi se Maqedonia po heq dorë, sipas tyre, nga irredentizmi.

Shpërndaje në: