Në ‘Brit Awards’ arrin edhe Dua Lipa, merr vëmendjen fustani i saj (Foto)
Eventi prestigjioz i muzikës Brit Awards ka nisur ne Londër.
Tashmë artistët kanë filluar të hyjnë përmes tapetit të kuq, në sallën ku edhe do mbahet ky eveniment i cili është më i madhi në Britaninë e Madhe.

Në këtë eveniment ku po marrin pjesë shumë këngëtarë të njohur, është e pranishme edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa.
Ajo është edhe njëra nga këngëtarët më të nominuara në këtë mbrëmje.

Përderisa kaloi në tapetin e kuq, ajo edhe mori vëmendjen e “Brit Awards”, me fustanin e saj rosë./Indeksonline/




