Picë falas për çdo gol të shënuar, kontrata e pabesueshme e këtij sulmuesi
Ndoshta nuk do ta besoni por në kontratën e sulmuesit Conor Sammon, klubi skocez Patrick Thistle ka specifikuar një pikë shumë interesante.
Për çdo gol të sulmuesit, në ndeshjen në shtëpi, ai do të shpërblehet me një picë, që do t’i serviret nga ‘Pizza Exopress’ e qytetit.
Këtë fundjavë Sammon shënoi në takimin kundër Dundee-t dhe menjëherë mbërriti në dhomat e zhveshjes edhe pica e tij.
Klubi skocez nuk ngurroi të publikojë foton e lojtarit me picën e sapombërritur.




