Çka u gjet në veturën e këngëtares Ryva Kajtazi? (Foto)
Ryva Kajtazi së fundi duhet të kujdeset për një mori gjërash njëkohësisht. Për vetën, për të bijën e të shoqin, për karrierën muzikore, për biznesin që e drejton.
Ajo ia del dhe i pëlqen të jetë aktive. Këngëtarja nuk ndalet dhe këtë e dëshmon edhe përmes postimeve në rrjete sociale, ku shpesh na njofton rreth zhvillimeve në aspektin profesional, por edhe në jetën private.
Ryva Kajtazi duket femër e pa varur, nga ato që ia dalin me sukses në shumë drejtime. Këngëtarja ndër tjerash është edhe shofere e mirë, e në veturën e saj mund të gjendet edhe lodrat e vajzës, gjëra të grimit, por edhe batanije, shkruan “Kosovarja”.
Në foton e fundit Ryva duket bukur dhe ajo ka marë shumë komplimente nga ndjekësit e saj, që i thonë fjalët më të bukura e i dërgojnë një mori përqafimesh e zemrash.





