Vdes një polic në përleshjen mes tifozëve në ndeshjen në kuadër të Europa Ligës

Vdes një polic në përleshjen mes tifozëve në ndeshjen në kuadër të Europa Ligës

Një polic ka vdekur gjatë përleshjes mes tifozëve të futbollit para ndeshjes së Athletico Bilbaos me Spartak Moscow në kuadër të Europa Ligës në San Mames të Athleticos.

Polici raportohet se ka pësuar sulm në zemër, njofton Klan Kosova.

Më shumë se 500 policë ishin caktuar për këtë takim dhe janë kryer pesë arrestime.

“Ngushëllimet tona për kolegët, shokët dhe të afërmit”, thuhet në një komunikatë të policisë së Bilbaos.

Ndërsa klubi nga La Liga pas lojë me anë të një cicërime në Twitter kanë ngushëlluar familjen dhe të afërmit”.

Ndërsa UEFA ka lëshuar gjithashtu një komunikatë për media ku e dënon ashpër dhunën nga tifozët.

Spartak e fitoi ndeshjen me rezultat 2-1, por Athletic kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm 4-3.

 

 

Shpërndaje në: