Prishtina fiton ndaj Besës në Handboll
Prishtina e ka mposhtur Besa Famgas me rezultat 35:29 në kryendeshjen e stinorit në hendbollin e Kosovës. Për skuadrën pejane kjo ishte humbja e parë në garat vendore në pothuaj tre vjetët e fundit.
Denis Terziqi me 13 gola ishte kreator i fitores së kryeqytetasve, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe Vlerëzon Zherka, i cili i shënoi 5 gola. Merita të mëdha për fitore ka edhe portieri Arbër Berisha, i cili për shkak të lëndimit nuk luajti në katër minutat e fundit.
Në anën tjetër, te Besa Famgas më efikasi ishte Goran Biljaka me 7 gola. Pas javës së javës së 16-të të dyja skuadrat kanë nga 30 pikë dhe do të zhvillojnë “luftë“ të madhe për titullin e kampionit.



