Barcelona me ‘Four Fantastics’ në fushë – fiton 6:1 ndaj Gironës (Video)

Barcelona me ‘Four Fantastics’ në fushë – fiton 6:1 ndaj Gironës (Video)

Barcelona ka fituar kundër Gironës me rezultat 6:1. Një hat-trick i Suarez, një dy golësh i messit dhe një gol i Coutinhos e kanë demoluar skuadrën e vogël katalunase. 

Barcelona luajti me “katërshën fantastike”. Valverde inkuadroi në fushë Dembelen dhe Coutinho bashkë me Messin dhe Luis Suarezin. Luante 4-2-4 me Busquets dhe Rakitic në mesfushë.

Por, gjithsesi ky formacion ia doli, pasi që ata u kombinuan shumë mirë. Të gjithë bënë nga një asist, por vetëm Dembele nuk shënoi. Coutinho shënoi golin e parë për Barcelonën në La Liga, transmeton Periskopi.

Fillimisht ishte Portu që hapi shifrat për këtë ndeshje kur shënoi në minutën e 3-të për Gironën, por epërsia e tyre zgjati vetëm 90 sekonda kur Suarez shënoi për 1:1.

25 minuta më vonë Messi shënoi për 2:1. Ndërsa në minutën e 37’të ai shënoi nga goditja e lirë për 3:1.

Një minutë para fundit të pjesës së parë Suarez shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Barcelonën. Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola, fillimisht Coutinho në minutën e 66-të pas një asistimi të Luis Suarez, shënoi një super gol.

Në minutën e 76-të, Dembele asistoi për Luis Suarezin që e mori topin me vete pasi e kompletoi hat-trickun.

Barcelona në mesjavë luan kundër Las Palmasit, ndërsa të dielën e ardhshme luan derbin kundër Atleticos në shtëpi. /Periskopi.

https://www.youtube.com/watch?v=ggO1Zf1vyhk

Shpërndaje në: