Wenger vazhdon përsëri t’i akuzoj referët, thotë “Nuk e di a do të vazhdojë më me Arsenalin”
Arsene Wenger pretendon se mentaliteti i Arsenalit nuk është problemi dhe shton se ekipi i tij nuk kishte fat në fushën e lojës. Shumë analistë anglezë e kanë kritikuar paraqitjen e skuadrës së tij, duke e quajtur një skuadër pa shtyllë kurrizore dhe të turpshme.
Por Wenger preferoi të shmangte fajin drejt arbitrave dhe VAR-it, duke pretenduar se goli i Vincent Kompany ishte në pozicion jashtë loje.
“U ndëshkuam nga goli i dytë që ishte në pozicion jashtë loje. VAR…është një mister për mua se si mund të shohësh përsëritjen e të mos e japësh pozicion jashtë loje.

“Arbitri nuk dha kohën shtesë ashtu siç duhej. E pyeta se përse nuk na la të luanim më gjatë ai mu përgjigj se e dinte ai atë punë.”
Kur pyetet nëse do të jetë tek Arsenal sezonin tjetër, Wenger përgjigjet: Nuk i dihet…”



