Parisi dhe Reali me mungesa të mëdha në ndeshjen e kthimit

Parisi dhe Reali me mungesa të mëdha në ndeshjen e kthimit

Zidani është optimist se Kroos, Modric dhe Marcelo do të rikuperohen për sfidën kthyese në Champions me PSG-në.

Toni Kroos, Luka Modric dhe Marcelo, janë në dyshim për ndeshjen e kthimit që Real Madridi e zhvillon me 6 mars me PSG-në. Por, trajneri i Los Blancos, duke mos treguar asgjë se si po shkon rikuperimi i tyre, tha se është optimist se treshja në fjalë do t’ia dalin të jenë gati me 6 mars.

“Lojtarët tanë të lënduar po stërviten vazhdimisht dhe jam optimist se Modric, Kroos dhe Marcelo do të luajnë kundër Parisit”, u shpreh Zizu.

“Ata po punojnë shumë në aspekte të ndryshme, por nuk do të përshpejtojmë rikuperimin dhe të rrezikojmë, do të shohim se çfarë do të ndodhë me të tre”, deklaroi Zidane.

 

Shpërndaje në: