Villas-Boas: Kam njohur anën e errët të Mourinhos
“Vitet që kam kaluar përkrah tij kanë qenë më të mirët e karrierës time” deklaroi Villas Boas në një intervistë. Ish trajneri i Zenitit ka treguar ekperiencën që ka kaluar përkrah Special One pasi deri në vitin 2009-t ka qenë zëvendësi i tij, vit në të cilin raporti mes të dyve u prish. “Kam njohur anën e tij të errët theksoi Villas Boas, marrëdhienet tona u ndreprenë sepse unë kisha ambicien për t’u rritur në profesion. Nga Mourinho kam arritur të mësoj shumë gjëra, të punosh me të arrin një tjetër nivel në karrierë. Kur je pranë me Jose-n dashurohesh me të, dëshiron të bëhesh si ai shtoi Villas Boas, i etiketuar me emrin Special 2.
Arsyeja e prishjes së raportit mes Jose Mourinhos dhe Andre Villas Boas kishte të bënte me faktin se në vitin 2009-t, ish trajneri i Portës dhe Tottenhami u largua nga Interi ku mbulonte rolin e ndihmësit të trajnerit aktual të United për të marrë drejtimin e skuadrës së Academica de Coimbras, skuadër që i ofronte postin e trajnerit të parë. “Ndieja se duhet të bëja dicka për veten dhe ai ishte momenti i duhur për të marrë drejtimin e një klubi dhe për të nisur karrierën time si trajner. Një vendim ky i Villas Boas që i dha fund marrëdhënieve miqësore mes tij dhe Jose Mourinhos. Tashmë nuk kam as numrin e tij të telefonit deklaroi në fund 38-vjecari.



